17:09 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Ivanoviq varroset nesër ose pasnesër në Beograd

Kryetari i Iniciativës Serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm, jashtë zyrave të partisë së tij.

Siç njofton Novosti.rs me kërkesë të anëtarëve të familjes, Ivanoviq do të varroset të mërkurën ose të enjten në varrezat e reja të Beogradit.

Ndryshe, Novosti.rs shkruajnë se jo zyrtarisht kanë mësuar se sulmuesit kanë mundur të përdorin armë zjarri silenciator./Indeksonline.