23:34 / E Enjte, 14 Mars 2019

Izrael dhe Gaza në prag lufte, Netanjahu mban takim urgjent me ushtrinë pas sulmit me raketa në Tel Aviv

Më parë gjatë ditës, mediat izraelite njoftuan se të paktën dy raketa ishin lëshuar nga Rripi i Gazës drejt kryeqytit Tel Avivi duke aktivizuar sirenat e luftës në qytet. IDF konfirmuan se sirenat u lëshuan në Tel Aviv për herë të parë që nga vera 2014.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka thirrur një takim urgjent me zyrtarë të lartë ushtarakë, për të planifikuar përgjigjen ndaj sulmit të fundit, raporton AP.

Ushtria izraelite tha se sulmi shënoi një përshkallëzim të rëndë që mund të shpërthej një kundërpërgjigje të ashpër të Izraelit. IDF thanë se militantët palestinezë kishin lëshuar raketat nga Rripi i Gazës, raporton AP.