07:33 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Izraeli gati për të vaksinuar të gjithë, mbi 16 vjeç deri në mars

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshjet e furnizimit me Pfizer nënkuptonin që të gjithë izraelitët mbi moshën 16 vjeç do të ishin në gjendje të vaksinoheshin deri në fund të Marsit, ose ndoshta edhe më herët, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, OBSH bën thirrje për masa të intensifikuara mbi variantin e virusit “alarmues”.

Dega Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se duhet bërë më shumë për t’u marrë me situatën alarmante të sjellë nga një variant i zbuluar së fundmi i koronavirusit. Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, gjithashtu kërkoi fleksibilitet të sigurt në kohën midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës Pfizer / BioNTech Covid-19./IndeksOnline/