16:17 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Izraeli ngre padi 152 milionëshe ndaj VW-së dhe Audi-së

Shteti i Izraelit ka ngritur një padi 152 milionë dollarë kundër Volkswagen AG, Audi AG dhe shpërndarësit lokal Champion Motors për dyshime mashtrimi dhe neglizhencë në lidhje me skandalin e naftës, i njohur si “dieselgate”

Shteti paraqiti padinë në Gjykatën e Qarkut në Tel Aviv duke pretenduar se midis vitit 2008 dhe 2016, VW, Audi dhe Champion Motors importuan afërsisht 12,000 automjete në vend me motorin EA189 të markës që erdhi i pajisur me softuer të dizajnuar për të mashtruar testimin e emetimeve të naftës.

Në padi, pretendohet se Volkswagen dhe shoqëritë e tij përdorën të dhëna të falsifikuara nga programi për të mashtruar autoritetet izraelite dhe i mashtrojnë ata duke menduar se automjetet ishin në përputhje me rregulloret mjedisore të vendit.

“Calcalist Tech” shton se automjetet nuk do të ishin aprovuar për shitje lokale nëse do të ishin siguruar të dhëna të sakta për emetimet.

Procedura gjyqësore shton se automjetet e pajisura me motorin EA189 ishin përgjegjës për emetimin e 3,881 ton gazrave të dioksidit të azotit. /IndeksOnline/