16:19 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja agjenda e kryeministrit Haradinaj për nesër

Nesër, e diele më 26 nëntor 2017, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, do të bëjë homazhe, në shënim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit!

Ora 10:00- Homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, Sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë;
Ora 10:20- Homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në Velani;
Ora 11:30- Homazhe te varrezat e Familjes Jashari, në Prekaz. Pas homazheve vizitë në familjen Jasharaj;
Ora 13:00- Homazhe në Sheshin “Shkelzen Haradinaj” në Pejë;
Ora 13:30- Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan;
Ora 15:00- Homazhe te Shtatorja e Edmond Hoxhës, në Junik;
Ora 15:30- Homazhe në nderim të Betejës së Koshare, në Koshare;
Ora 16:00- Homazhe te varrezat e dëshmorëve, në Gjakovë.