08:26 / E Shtunë, 22 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Dita e sotme në Kosovë karakterizohet me shumë pak aktivitetet krahasuar me ditët e tjera të javës. Më poshtë gjeni se çfarë aktivitetesh ka sot.
10:00: Oda e Avokatëve të Kosovës organizon ceremoninë solemne të “Ditës së Avokatisë”. Me këtë rast do të mbahet konferenca me temën “Liria e shprehjes dhe tejkalimi i saj”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)

11:00: Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, mban konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit politike rreth bisedimeve Kosovë – Serbi. (Selia e LB-së, Prishtinë)

12:00: Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri)

12:00: Mbahet ceremonia e shpalljes së laureatëve të skijimit për vitin 2018. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

14:00: Promovohet libri i autorit Sali Bashota “Asnjë zë tjetër”, botim i Shtëpisë Botuese AAB. (Kolegji AAB, Fushë-Kosovë)