15:04 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë duhet të bëni në shtëpi në mënyrë që të parandaloni shpëlarjen e bojës së flokëve pas disa javësh

Mund të keni shpenzuar gjysmën e pagës për të lyer flokët, ose të keni blerë një kuti boje në supermarket dhe sërish pas gjashtë javësh ju pret e njëjta gjë: boja do të fillojë të dalë pavarësisht lekëve që keni shpenzuar apo bojës që keni përdorur ! Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të bëni asgjë për të ngadalësuar këtë proces: Ja disa mënyra në kushte shtëpie:

Vodka

Përzieni gjysmë filxhan vodka me katër gota me ujë të nxehtë dhe hidheni mbi flokët tuaj të lagur, duke shmangur sytë tuaj. Vodka e ngrohtë do të ndihmojë në pastrimin e klorit dhe mineraleve që mund të shkaktojnë zbehje të bojës së flokëve.

Uthull molle

Një herë në javë, përzieni një filxhan kafeje uthull molle me tre gota me ujë të ngrohtë dhe derdheni mbi flokët tuaj të lagur! Lëreni për disa minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht me shampo dhe balsam.

Keçap

” Nëse flokët tuaj marrin pak hije të gjelbër pas notit në pishinë, lyeni flokët me keçap për 15 minuta dhe do të shihni si do të neutralizohet ngjyra” Marie Robinson, profesioniste në lyerjen e flokëve

Kakao

Maskat me bazë pluhur kakaoje janë shumë të mira për brunet. Ja një prej tyre: Masa për të gjithë përbërësit një lugë gjelle: pluhur kakao, kos, mjaltë dhe uthull molle ! Aplikojeni pas shampos, mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.

Çaj kamomili

Lagni flokët me ujin e çajit të kamomilit për të mbajtur nuancat e së artës sa më natyrale dhe sa më gjatë.

Një maskë tjetër:

Përzieni dy vezë me një lugë gjelle vaj ulliri dhe një lugë gjelle uthull molle. Aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut *floku nuk duhet të jetë i lagur. Mbajeni atë për 30 minuta,pastaj shpëlajeni tërësisht.