13:46 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë i ka kërkuar Conte Perezit për të ardhur në krye të Real Madrid

Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, emra të shumë trajnerëve janë përmendur për të ardhur në krye të Real Madrid.

Emri i italiant, Antonio Conte ishte ndër më të përmendurit. Por sipas ish presidentit të Real Madrid, Ramon Calderon, italiani nuk do të vije në krye të “Mbretërve” për shkak të kërkesave që i ka, transmeton Indeksonline.

“Ai kishte kërkuar kontratë tre vjeçare dhe të vije me pesë njerëz të tij dhe të ketë liri në transferime. Por kjo nuk është diçka që Perez është i gatshëm të pranoj.” tha Calderon në Radio BBC 5.

Për momentin Real Madridin është duke e udhëhequr trajneri i Real Madrid B, Santiago Solari që arriti të shënoj fitore në ndeshjen e parë./Indeksonline/