11:54 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kërkesat absurde të Contes për t’u emëruar trajner i Real Madridit

Antonio Conte ka mundur të jetë trajner i Real Madridit, por kjo tashmë është vetëm një e kaluar.

Në fakt, trajneri italian dukej se bëri gjithçka të mundur vetëm të mos e merrte postin e trajnerit të Real Madridit.

Tani, El Pais ka zbuluar se pse Conte, ish-trajner i Chelseat, ka refuzuar që ta marrë këtë detyrë.

Duket se komentet e Sergio Ramos: ”trajneri fiton respekt, nuk e impozon atë” – nuk janë pritur mirë nga Conte, transmeton IndeksOnline.

Image result for conte real madrid

Arsye tjetër është se Conte ka kërkuar që të jetë njeriu më i fuqishëm në klub – madje edhe më i fuqishëm se presidenti, Florentino Perez.

Sipas gazetarit të El Pais, Diego Torres, Conte, gjithashtu, ka pyetur për një pagë vjetore prej më shumë se 10 milionë euro.

Tutje, ai i donte edhe pesë ndihmës në stafin e tij, si dhe garancë se do të kishte investime të mëdha ”menjëherë”. Në fund, Conte donte ta thoshte fjalën e fundit në lidhje me ardhjet dhe largimet nga skuadra./IndeksOnline/