10:34 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë moti pritet të ketë në Shqipëri, gjatë kësaj vere

U mësuam keq me prillin që na solli vapën dhe menduam për pak se jemi në verë, por një lajm jo fort i mirë vjen për 3 muajt e ardhshëm. Sipas njoftimit “AccuWeather” kjo verë nuk do të jetë edhe aq e nxehtë.

Gjatë verës Evropa Perëndimor dhe Qendrore parashikohet të kalojnë një stinë të nxehtë e shoqëruar me stuhi të fuqishme.

Temperaturat deri në 32 gradë do përfshijnë Lionin, Milanon, Firencen, Frankfurn dhe Berlinin. Sakaq, temperatura tepër të larta, deri në 38 gradë, do pushtojnë jugun e Francës dhe Italinë veriore. Përzierja e temperaturave me lagështira të ardhura nga Mesdheu do shkaktojnë stuhi të furishme në Poloni, Çeki dhe Bjellorusi.

Të rrezikuara mbeten edhe Minsku, Praga e Varshava.

Gjithashtu “AccuWeather paralajmëro se Roma, Napoli, Tirana dhe Sofia do të goditen nga stuhi të mëdha që pritet të shkaktojnë përmbytje serioze.

Pra gjatë gjithë verës përgatituni për shi dhe erëra të forta, bëni llogaritë mirë para se të nisen për pushime. E çuditshme është që moti i nxehtë do dominojë në Britani, veriperëndim të Francës, Holandë dhe Belgjikë.