08:33 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë ndodh nëse Kosova përfundon e para në grup

Kosova barazoi 1-1 kundër Ishujve Faroe në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit D3 të Ligës së Kombeve.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, Dardanët janë të parët në grup me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.

Nëse Kosova përfundon e para në grup atëherë sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën C, shkruan indeksonline.

Gjithashtu do të luaj në Playoffin e Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera dhe fituesi do të kualifikohet në Kupën e Evropës.

Kujtojmë se në dy ndeshejt e fundit Kosova është mysafir i Maltës dhe pret në “Fadil Vokrri” Azerbajxhanin. /IndeksOnline/