19:55 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova ndalet nga Ishujt Faroe, mbanë kreun e tabelës

Kosova ka barazuar kundër Ishujve Faroe me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Dardanët kaluan të parët në epërsi me një gol shumë të bukur nga Milot Rashica në minutën e nëntë të ndeshjes.

Kosova ka kontrolluar gjatë gjithë kohës topin, duke e qarkulluar atë në mesfushë, shkrua indeksonline.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale në favor të Kosovës.

Ne pjesën e dytë vendasit ishin të koncentruar më shumë në kundërsulme.

Golin e barazimit, Ishujt Faroe e arritën në minutën e 50-të me golin e Joensen.

Në pjesën tjetër të ndeshjes Kosova nuk arriti të gjejë golin e fitores.

Me këtë barazim, Kosova vazhdon të qëndroj në vendin e parë me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që barazoi kundër maltës. /IndeksOnline/