17:59 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja çfarë thoshte Albin Kurti për Isa Mustafën, e sot ‘ia puth unazën’

Zgjedhjet e gjashtë tetorit nxorën Lëvizjen Vetëvendosje parti fituese, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit si parti e dytë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u takuan disa herë radhazi për të arritur deri tek marrëveshja për bashkëqeverisje.

Por një gjë e tillë nuk u bë dhe nuk po arrin të bëhet as sot, si një prej ditëve më të përfolura për arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Por nëse kthehemi pak prapa lehtësisht e kuptojmë marrëdhënien që kishin dyshja më parë.

Kurti shpesh herë madje nuk ngurroi që të deklarohej kundër Isa Mustafës, e që shpesh herë nuk hezitonte t’i drejtohej edhe si ‘kriminel’.

Në një intervistë të realizuar më herët, Kurti thoshte se Isa Mustafa është kriminel madje e krahasonte me ata në Meksikë.

“Ky njeri e ka shkel ligjin, ky është kriminel, ky njeri e ka shkel Kushtetutën, ky është super-kriminel. Ai që e shkel Kushtetutën është super-kriminel., nuk ka kriminel më të madh sot nëpër burgje, se Mustafa që e ka shkel Kushtetutën e nuk po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakmie e jashtëzakonshme në pleqni, ky është taksirat i madh”, pati deklaruar Kurti, shkruan Indeksonline.

Edhe pse deklarohej kësisoj, madje shpesh herë ngjashëm Kurti vazhdoi së fundi të takohej me Mustafën, madje duke mos hezituar ta luste që të arrihej koalicioni për udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Shpesh herë duke i bërë edhe oferta nga më të ndryshmet, e duke i ofruar shumë pozita udhëheqëse si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet.

Se sa do të arrijnë Kurti dhe Mustafa të darkodohen lidhur me qëndrimet e tyre mbetet të shihet, por edhe nëse ky koalicion do të realizohej një gjë mbetet e sigurt, mos-pajtime do të ketë edhe më tutje duke njohur mjaftë mirë qëndrimet politike të Mustafës dhe ato të Kurtit, shpesh herë krejtësisht të ndryshme nga njëri-tjetri./Indeksonline/