21:40 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ja çfarë thotë Vuçiq për Fatmir Limajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka konfirmuar vizitën në Kosovë që do ta zhvillojë nesër (e shtunë), respektivisht në Liqenin e Ujmanit në Gazivod.

Ndër të tjerash në një konferencë për media, Vuçiq ka folur edhe rreth ekipit negociator të shqiptarëve për bisedimet me shtetin e tyre.

Sipas tij, gjithçka ka nisur me presione ndaj Listës Serbe dhe deputetëve të saj, e më pas edhe presione ndaj udhëheqësve të Serbisë që ta mbështesin Fatmir Limajn si shef të ekipit negociator të Kosovës.

“Lista Serbe nuk ka dëshiruar të mbështes Limajn. Nuk dua të hyjë në arsye, por këtu ka dosje që Limaj akuzohet për krime më të rënda ndaj popullit tonë”, ka thënë Vuçiq./Indeksonline/