10:48 / E Premte, 16 Qershor 2023 / B O

Ja çfarë tregon për ju ngjyra që vishni më shpesh

Të gjithë kemi një ngjyrë të preferuar, por pothuajse asnjëri prej nesh nuk e kupton se ngjyrat që veshim ndikojnë në mënyrën se si ndihemi dhe si na shohin të tjerët.

Përtej të njohurës, siç është e kuqja seksi dhe e bardha e pastër, ngjyrat kanë kuptime dhe simbolikë të pafund falë psikologjisë së ngjyrave.

Blu

Është e lidhur me qiellin, detin, me një ndjenjë të përgjithshme qetësie dhe duke e veshur atë, ju simbolizoni paqe. Sipas hulumtimit të House Beautiful, duket se është një nga ngjyrat më të preferuara dhe konsiderohet ideale kur dëshironi të bini në sy në një intervistë pune.

E kuqe

Zakonisht e lidhim me dashurinë dhe pasionin por në të njëjtën kohë është një shenjë dominimi. Nëse është ngjyra juaj e preferuar dhe e preferoni në paraqitjet tuaja, ju ndihmon të nxirrni në pah të gjithë dinamizmin dhe vetëbesimin tuaj.

E gjelbër

Gjëja e parë që ju vjen në mendje është natyra, por jeshilja është gjithashtu sinonim i qetësisë dhe paqes. Ju bën të dukeni si një person i suksesshëm, me këmbë në tokë, miqësor dhe i ekuilibruar.

Portokalli

Portokallia ju bën të tregoni një natyrë të lumtur dhe optimiste por në të njëjtën kohë nxjerr në pah një arrogancë tek të tjerët. Në përgjithësi është një opsion për t’u shmangur dhe nëse jeni duke shkuar në një takim të parë ose në një intervistë pune.

E verdhe

Nëse ngjyra juaj e preferuar është e verdha, ju bini në sy pasi e verdha është një ngjyrë mjaft e nënvlerësuar dhe vetëm 5% e preferojnë atë. Kjo ngjyrë e veçantë konsiderohet se rrit humorin duke treguar vetëbesimin e personit si dhe humorin e tyre pozitiv.

Vjollcë

Vjollca ka diçka nga magjia dhe misticizmi. Nëse e vishni shpesh këtë ngjyrë, të tjerët ju shohin si një person të mençur dhe mjaft misterioz.

Rozë

Roza është një nga ngjyrat më relaksuese dhe besohet se redukton agresionin dhe zemërimin. Kështu, duke veshur këtë ngjyrë, ju fitoni një avantazh të pakrahasueshëm ndaj të tjerëve.

Gri

Gri është një ngjyrë neutrale që shkon pothuajse me gjithçka. Ajo nxjerr vetëbesim dhe forcë duke u treguar të tjerëve se nuk keni frikë dhe se doni të rrezikoni.

E zezë

Nëse vishni shpesh të zeza, të jep përshtypjen e një natyre misterioze, dinamike dhe lidershipi. Megjithatë, shpesh shoqërohet me diçka negative dhe të errët.