14:49 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja cila kombëtare pësoi rënien më të madhe në renditjen e FIFA-s

Dje u publikuar renditja e muajit tetor të kombëtareve të botës.

Kosova kishte fituar ngritje për 5 pozicione dhe tash gjendet në vendin e 114-të. Në anën tjetër, Shqipëria pësoi rënie për 1 pozitë.

Por, kombëtarja që pësoi rënien më të madhe është ajo e Mauritiusit duke zbritur për 12 pozicione.

Fillimisht kombëtarja nga Afrika ishte e renditur në vendin e 161-të, ndërsa tash gjendet në pozitën e 173-të./Indeksonline/