13:31 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja çka bëjnë pilotët për të arritur në kohë, kur niset me vonesë avioni!

Aderimi i aeroplanit në pistë, për shumë kë është një frustrim.

Por, nëse vonesa nuk është shumë e gjatë, shpesh pilotët sigurojnë pasagjerët që ata do të përpiqen të “zënë” kohën sapo të ngritët aeroplani.

Por, a mund të bëhet kjo me të vërtetë pa i shkelur rregullat për shpejtësinë apo lartësisë? Disa pilot janë rrëfyer për MailOnline duke thënë se “shkelja e gazit” nuk është gjithmonë një opsion, pasi ajo varet shpesh herë nga një numër i madh faktorësh, duke përfshirë kontrollin e trafikut ajror dhe motin.

Patric Smith, një kapiten thotë se ka një numër të gjërave që një kapiten mundohet t’i bëj për të arritur në kohë- me metodën më të zakonshme thjeshtë duke kërkuar një rrugë më të shkurtër, transmeton Indeksonline.

Ai shpjegoi: “Rrugët e fluturimit mes qyteteve të zakonshme nuk janë linja të drejtpërdrejta, por aeroplanët fluturojnë në një mënyrë indirekte”.

“Anashkalimi i një ose më shumë pikave të drejtimit në një pikë më poshtë vijës që është e parashikuar, mund të shpëtojë disa minuta”.

Një pilot tjetër, një kapiten i Dreamliner, shpjegoi se “fitimi i kohës” është komplikuar në udhëtimet”.

Ai tha për MailOnline Travel: “Me fluturime në rrugët e shkurtra është shumë e ndërlikuar- oraret janë ndërtuar në përgjithësi për të qenë efikas saqë kohët e ngritjeve dhe e uljeve të aeroplanëve  janë aq afër njëra tjetrës. Në ajër avionët janë planifikuar të fluturojnë me shpejtësi optimale dhe ka pak mundësi për të përshpejtuar”.

“Në shumicën e rasteve, situata është me komplekse për shkak se planifikuesit duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë me sistemet e aderimeve dhe fluturimeve në çdo kohë dhe të ndërtojnë një plan në përputhje me rrethanat. Përshpejtimi gjatë rrugës është përsëri sfiduese sepse shpejtësia e dizajnuar e avioni është optimizuar rreth një shpejtësie dhe efikasiteti të veçantë.

Me avionët modern është e mundur të fluturosh më shpejt, por shpenzon shumë më shumë lëndë djegëse dhe në realitet, mund të arrish në destinacion vetëm pak minuta më shpejt”, ka thënë kapiteni, Dave Kistruck./Indeksonline/