07:38 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 7:45)

Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasada Britanike në Prishtinë, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 9:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkërisht me OECD-në dhe mbështetet nga Komisioni Evropian organizon konferencën e nivelit të lartë më temë

“Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”. (Hotel Sirius, ora 10:00) Shoqata “Miqtë e Amerikës”, në mbështetje të Policisë së Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Zjarrfiksave, Qendra e Mjekësis Urgjente e nxënësve të shkollës “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë, e organizojnë konferencë me gazetarë për ngjarjen në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 10:10)

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA njē numri nxënësish të shkollës “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë niset nga Shtatorja “Shën Nënë Teresa” në Prishtinë me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George Ë. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton. (Shtatorja “Shën Nënë Teresa, ora 10:30)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:30)

Punëtorë të KEDS-it mbajnë grevë gjatë ditës, më vonë konferencë. (Pranë ndërtesës së KEDS, ora 11:30 dhe te objekti i Qeverisë, ora 13:30)

Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA, zjarrfikësit dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura si dhe Garda e Policisë së Kosovës e ulë në gjysmë shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 10:50)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim – vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Analizë e Pulsit Publik mbi çështjet e rinisë. (Salla e konferencave në UNDP, ora 11:00)

LDK dega në Mitrovicë ka ftuar përfaqësues nga Kryesia Qendrore e LDK-së dhe nga Grupi Parlamentar i LDK-së për të diskutuar lidhur me qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. (Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliun do të vendosin gurthemelin për ndërtimin e Sallës Sportive në Greme të Ferizajit. (Fshati Greme, ora 13:00)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të inspektojë fillimin e asfaltimit të zgjerimit të rrugës Podujevë – Prishtinë. (Lokacioni i vendtakimit është në hyrje të Podujevës, në afërsi të “Hotel Besianës”, ora 13:15)

Mbahet panel diskutues me temën: “Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Familjen: Të drejta të barabarta gjinore apo barazi ekonomike?”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 13:30)

Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ – seri ngjarjesh letrare nëpër qytete në Kosovë. (Oborri i Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 17:00)