12:08 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ja çka thotë prokuroria për problemet në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se sot në mëngjes kanë hasur në një xham të thyer në një qendër votimi në komunën e Klinës.

Zëdhënësi Ersan Qavolli tha për Kallxo.com se për këtë çështje ata janë njoftuar nga drejtori i shkollës në fshatin Ujmirë të Klinës.

Për rastin, më herët raportoi rrjeti i OJQ-vë që po vëzhgon zgjedhjet, “Demokracia në Veprim”.

“Në fshatin Ujmirë të Klinës, prokurori kujdestar ka dalë në vend të ngjarjes. Drejtori i shkollës ka raportuar se rreth orës 05:00 të mëngjesit është vërejtë një xham i thyer, jo shumë. Si duket rasti ka ndodhur para se të vijnë fletëvotimet”, tha Ersan Qavolli, zyrtar për media në Prokurorinë Themelore të Pejës.