75 Mall Live Search
00:50 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja disa shqime që janë të këshillueshme për në vjeshtë

Në stinën e vjeshtës janë disa ushqime mjaft të këshillueshme për t’u konsumuar duke qenë që edhe ditët janë më të ftohta. Ushqimet si mollët, kërpudhat dhe kungujt janë gjithashtu shumë të këshillueshëm për shëndetin.

Mollët

Gjithnjë është theksuar se mollët ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe rritjen e imunitetit. Ky frut është i mrekullueshëm për zemrën dhe për një dietë të balancuar.

Kërpudhat

Kërpurdhat kanë qenë prej kohësh shumë të rëndësishme për vlerat e tyre ushqimore. Vjeshta është stina më e mirë për të konsumuar kërpurdha, kështu që është koha ideale për të përfituar nga të gjitha vlerat ushqimore që ato ofrojnë.

Kungujt

Kungujt janë një ushqim shumë i shëndetshëm dhe me plotë vlera ushqyes. Kungulli i pjekur është gjithashtu i shijshëm dhe ideal për t’u konsumuar në vjeshtë.