08:42 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja 2 skuadrat e vetme, që kanë siguruar kualifikimin në Evropa Ligë

Mbrëmë u zhvillua java e katërt e fazës së grupeve në Evropa Ligë, javë e cila dha edhe dy emrat e parë të ekipeve të kualifikuara më tej.

Pas fitores ndaj Dudelanges, Sevilla siguron kualifikimin e parë në grupin A, me pikë të plota pas 4 xhirove, gjithsej 12, shkruan Indeksonline.

Me fitoren ndaj Lazios, Celticu siguroi kualifkimin në grupin E, duke e lënë ekipin italian buzë eliminimit në një grup shumë të lehtë.

Afër është edhe Manchester Unitedi, megjithatë ende matematikisht nuk është e siguruar./Indeksonline/