12:58 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ja koha dhe vendi ku do të luhet ndeshja Maqedoni – Kosovë

Dy ndeshje tejet të rëndësishme e presin Kosovën në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve. Të dyja këto ndeshje do të luhen në terrenin kundërshtar, pasi që në shortin e hedhur dje në Nyon të Francës, Kosova nuk pati aspak fat.

Ndeshja gjysmëfinale mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 26 mars në orën 20:45 në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Kështu ndeshja e parë gjysmëfinale e ligës “D”, ku bëjnë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosovës, ajo midis Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet në Tbilisi me fillim në ora 18:00. Me 31 mars, kur në program do të jenë ndeshjet finale, fituesi nga dueli midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të udhëtojë për në Tbilisi apo Minsk. Ndeshja finale e ligës “D” do të startonte në ora 18:00./Indeksonline/