18:02 / E Martë, 16 Mars 2021 / A. A

Ja kur do ta marrë Laporta zyrtarisht postin e presidentit te Barcelona

Pas zgjedhjeve për president që u mbajtën të dielën e 7 marsit në Barcelonë, Joan Laporta fitoi shumicën e votave.

Megjithatë ai ende nuk ka marrë zyrtarisht postin.

Mediumi i afërt me Barcelonën, ‘Sport’ shkruan se Laporta ka pranuar garancitë bankare dhe nesër do të zyrtarizohet si president i klubit katalunas, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, shumica e futbollistëve të Barcelonës e mirëpresin rikthimin e tij në krye të skuadrës.

Dëshira kryesore e tifozëve, është që Lionel Messi të vazhdojë karrierën te ‘blaugrana’.

Argjentinasit i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.

/Indeksonline/