13:10 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja kur do ta shohim Hekuran Kryeziu në fushë

Hekuran Kryeziu nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare që nga muaji prill i këtij viti.

Ai kishte këputur ligamentet e gjurit dhe u desht që të operohej.

Rehabilitimi ka shkuar sipas planit dhe ka disa javë që Kryeziu ka filluar të stërvisë me ekipin e Zurichut në Zvicër.

Sipas burimeve të Indeksonline, 26-vjeçari pritet të rikthehet nga lëndimi në fund të dhjetorit.

Mesfushori nga Gjilani do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë Veriore.

/Indeksonline/