12:45 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ja kur do të luhet super-ndeshja Bayern-Liverpool

Liverpool do të përballet me Bayern Munchen pas 16 viteve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Shorti i së hënës në Nyon vuri të kuqtë përballë klubit gjerman.

Ndeshja e parë pritet të zhvillohet më 12/13 shkurt ose më 19/20 shkurt, para se ajo të përfundohet në Allianz Arena më 5/6 mars ose 12/13 mars, transmeton Indeksonline.

Detajet e tjera lidhur me zhvillimin e ndeshjeve do të bëhen të ditura më vonë./Indeksonline/