21:40 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Ja kur hedhet shorti i FA Cup

Katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup ndërsa emrat e katër të tjerave do të mësohen sonte.

Arsenali, Chelsea, Newcastle United dhe Sheffield United tashmë kanë rezervuar vendin e tyre në fazën tjetër, shkruan Indeksonline.

Sheffiels Wednesday – Manchester City, Leicester – Birminghan, Derby Country – Manchester United dhe Tottenham – Norwich janë çiftet e sotme.

Shorti për fazën tjetër do të hedhet menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së fundit, asaj në mes të Shefield Wednesday – Manchester City.

Kujtojmë se nëse rezultati është i barabartë, atëherë do të zhvillohen edhe ndeshjet e kthimit. /IndeksOnline/