23:39 / E Enjte, 18 Mars 2021 / A. A

Ja kur hidhet shorti i çerekfinaleve në Champions dhe Europa League

Ka përfunduar faza e 1/8-tës së finales në Ligën e Evropës, me 8 skuadra që siguruan biletën për në çerekfinale.

Arsenali, Dinamo Zagreb, Granada, Roma, Manchester United, Slavia Praga, Villareali dhe Ajaxi kanë siguruar kualifikimin.

Të premten nga ora 13:00 do të hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës.

Ndërsa në Ligën e Kampionëve çiftet çerekfinale do të përcaktohen nesër nga ora 12:00.

Kujtojmë se nga kjo fazë e garave mund të përballen ekipet nga i njejti shtet.

/Indeksonline/