23:25 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ja kur nuk duhet përdorur vaji i kokosit

Kemi dëgjuar shpesh se vaji i kokosit është shumë i përdorshëm si produkt kozmetik, apo edhe në ushqime më shumë në ëmbëlsira.

Ndonëse është tejet i përdorshëm për probleme të ndryshme të lëkurës, duket se vaji i kokosit nuk është i përdorshëm në çdo trajtim, sidomos kur bëhet fjala për aknet.

Faqja e njohur “Women’s Health Magazine” shkruan në bazë të pohimeve të disa dermatologëve vaji i kokosit mund të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet.

Por mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Ndërkohë nëse dëshironi që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën do të ishte që të përdorni një tjetër pastrues në mënyrë që të hiqni çdo mbetje të tij nga lëkura.