14:32 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ja kur publikohet projekti i Gashit, në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare

Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi ka finalizuar punën për projektin e ri muzikor.

Kënga e re do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Njomza dhe Pink Sweats, ndërsa Gashi ka dhënë detaje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram, Gashi tregoi se kënga mban titullin “Upset” dhe publikohet këtë të premte.

Kujtojmë se Gashi njihet për bashkëpunime me emra të njohur, në mesin e tyre edhe me këngëtarin e njohur amerikan, Chris Brown./Indeksonline/