16:20 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja kush e hakoi telefonin e bosit të Amazon, Jeff Bezos?

Lajmi për hetimin e FBI-së erdhi pas raportimeve se iPhone i CEO të Amazon Jeff Bezos është hakuar nga princi Saudit Mohamed Bin Salman.

FBI ka hapur një hetim ndaj firmës Izraelite e njohur për krijimin e spyware NSO Group e cila besohet se është përfshirë në hakimin e disidentëve Sauditë dhe kompanive Amerikane raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Hetimi filloi në 2017-ën kur zyrtarët e FBI-së po kërkonin informacion nëse një kod që infektonte telefonët e përdoruesve ishte krijuar nga NSO.

Lajmi për hetimin e FBI-së erdhi pas raportimeve se iPhone i CEO të Amazon Jeff Bezos është hakuar nga princi Saudit Mohamed Bin Salman.

The Guardian raportoi në fillim të Janarit se përmes një videoje të dërguar nga Salman në telefonin e Bezos në WhatsApp ishte bërë i mundur hakimi i telefonit të këtij të fundit.

Hakimi mësohet të ketë ndodhur më 1 Maj 2018 pas një takimi që kishin pasur në Los Angeles Bezos dhe Salman.

Arabia Saudite ka mohuar akuza të tilla të cilat i ka quajtur të pabaza. Një raport i Kombeve të Bashkuara tregoi se sulmi me shumë gjasa është realizuar me një softuer të NSO. Firma e përgjimit është lidhur ngushtë me disa hakime të profilit të lartë në vitet e fundit.

Hulumtuesit e Universitetit të Torontos kanë gjetur 36 operatorë që përdorinin teknologjinë e NSO për të kryer sulme në 45 vende të botës. Në Maj të 2019-ës WhatsApp u hakua sipas Financial Times dhe hakerët kanë instaluar një spyware të NSO në disa telefonë.