20:55 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja kush prin në zgjedhjet për president të Maqedonisë Veriore deri tani

(I plotësuar)-Në bazë të rezultateve preliminare për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore, kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski vazhdon të prijë përballë kandidates Gordana Siljanoska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Nga gjithsej 79.02 për qind të votave të numëruara deri më tash, kandidatja e VMRO-DPMN-së Gordana Siljanoska -Davkova ka marrë 280.574 vota ose 43.60 për qind, derisa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 340.195 vota ose 52.86 për qind.

Ndryshe, KSHZ më herët ka bërë të ditur se është arritur censusi i daljes së qytetarëve në votime, mbi 40 për qind.

…………………………………………………………

Numërimi i votave për president në Maqedoninë Veriore, këto janë rezultatet aktuale

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski prin në bazë të rezultateve preliminare në Maqedoninë Veriore.

Nga gjithsej 50.80 për qind të votave të numëruara deri më tash, kandidatja e VMRO-DPMN-së Gordana Silanoska ka marrë 133.878 vota ose 41.05 për qind, derisa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 181.028 vota ose 55.51 për qind.

Ndryshe, KSHZ më herët ka bërë të ditur se është arritur censusi i daljes së qytetarëve në votime, mbi 40 për qind.