10:24 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / k.v

Ja momenti kur deputetes së VV-së i hiqen prangat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi e cila është e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sot po merr pjesë në seancë bashkë me deputetët tjerë të akuzuar.

Ajo është futur në seancë me duar të lidhura ndërsa një pjesëtare e Policisë së Kosovës është kujdesur për t’ia hequr prangat derisa të përfundon seanca, raporton Indeksonline.

Asaj disa herë i është tërhequr vërejtja nga trupi gjykues për sjelljet dhe reagimet e saja në seancë./Indeksonline/