15:23 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ja momenti kur grabitësit plaçkisin Teb Bankën

Katër persona kanë grabitur njërën nga degët e Teb Bankës në dalje të Prishtinës.

Dëshmitarët kanë dërguar pamje nga grabitja ku shihen grabitës duke hipur një veturë të tipit Ford ngjyrë hiri.

Në vendin e ngjarjes, në Çagllavicë, kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po hetojnë rastin.

Vetura e të dyshuarve ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Rikujtojmë se rastet e grabitjeve në banka janë shpeshtuar kohët e fundit./Indeksonline/