13:57 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Ja në cilën natë të Eurosong do të performoj Eugent Bushpepa (Foto)

Së fundi në faqen zyrtare të Festivalit Europian të Muzikës është shpallur radhitja e vendeve që do të prezantohen në gjysmëfinalet e këtij festivali.

Sipas kësaj radhitje Eugent Bushpepa do të përformoj me datën 8 maj, në Portugali kurse ai do të jetë pothuajse në hapje të  mbrëmjes, pra i treti me radhë.

Fillimisht natën do e hapë Azerbejxhani kurse do ta mbyllë një shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Eleni Foureira e cila do të përfaqësoj Qipron.

Ndryshe, Eugenti do të prezantohet me këngën “Mall”, që është punuar nga vet këngëtari./Indeksonline/