75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja në cilin muaj është shtatzënë Meghan Markle

Gjatë ditës së sotme u konfirmua që Dukesha Meghan Markle është shtatzënë.

Pas lajmit u përhapen shumë spekulime se në cilin muaj mund të jetë Meghan. Sipas një burimi të “People” thuhet që Markle është në muajin e tretë të shtatzanisë, transmeton Indeksonline.

Po ashtu sipas këtij burimi, Meghan është duke u ndjerë mirë në muajt e parë. Fëmija pritet të lindë gjatë pranverës, në muajin prill.

Ky është fëmija i parë i çiftit mbretëror, Princit Harry dhe Dukeshës Markle./Indeksonline/