18:59 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meghan Markle nuk i ka treguar babait të saj personalisht për shtazaninë

Një lajm të gëzueshëm dhanë sot Prince Harry dhe Dukesha Meghan, ku treguan se ata janë në pritje të fëmijës së parë.

Këtë lajmë e komentoi edhe nëna e Meghan, Doria Ragland ku u shprehë shumë e lumtur për vajzën e saj, transmeton Indeksonline.

Por nuk dihet ende nëse Meghan i ka treguar personalisht babit të saj, Thomas Markle apo ai e ka kuptuar këtë lajm nga ndokush tjetër.

Mirror Online pyeti zyrtarët e Pallatit se nëse është njoftuar babai i Meghan por përgjigja e tyre ishte se nuk kanë koment për këtë.

Meghan besohet se nuk flet me babin e saj që nga skandali i shitjes së fotografive që ndodhi këtë vit. Ai po ashtu nuk ishte i ftuar në dasmën e bijës së tij./Indeksonline/