Ja në sa vende mund të udhëtojnë ata që kanë pasaportë të Gjermanisë dhe Serbisë
Në renditjen e pasaportës, sipas numrit të vendeve ku pronari mund të shkojë pa viza, Serbia renditet në vendin e 41-të në botë, sepse qytetarët mund të udhëtojnë lirisht në 119 vende, transmeton Indeksonline.
Sipas të dhënave për 2018, pasaporta më e mirë në botë është ajo e Gjermanisë, qytetarët e së cilit vend mund të udhëtojnë lirshëm në 177 vende në mbarë botën./Indeksonline/