13:21 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ja nga cili muaj fillon Liga e Kombeve (Foto)

UEFA sapo ka zbuluar shortin për Ligën e Kombeve. Ndeshje shumë interesante nga Liga A deri në Ligën D, shkruan IndeksOnline.

Përfaqësuesja e Kosovës në fazën e grupeve do të luaj me: Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.

Kurse ajo e Shqipërisë, me Izraelin dhe Skocinë.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, ka publikuar edhe agjendën e ndeshjeve.

Ky kompeticion do të filloj nga data 6 shtator. Ndeshjet e para do të zhvillohen deri më 8 shtator 2018.

Ndeshjet e dyta: 9 dhe 11 shtator 2018

Ndeshjet e treta: 11 dhe 13 tetor 2018

Ndeshjet e katërta: 14 deri 16 tetor 2018

Ndeshjet e pesta: 15 deri 17 nëntor 2018

Ndeshjet e gjashta: 18 deri 20 nëntor 2018

Shorti final, diku në dhjetor të vitit 2018

Ndeshjet finale më 5 dhe 9 qershor 2019

UEFA Euro 2020, shorti i playoffit më 22 nëntor 2019

UEFA Euro 2020, ndeshjet e playoffit, më 26-31 mars 2020./IndeksOnline/