16:41 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Ja për sa para mund ta transferojnë Haalandin klubet e mëdha

Ai që solli Erling Haaland te Borussia Dortmund ishte pa dyshim një nga operacionet më të bujshme të gjithë merkatos së dimrit.

Në fakt, klubi gjerman ka arritur të sigurojë një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror, duke sfiduar konkurrencën e madhe për sulmuesin shtatlartë.

Xhevahirit norvegjez i mjaftuan disa minuta për të treguar edhe në Bundesligë se çfarë është i aftë të bëjë (tashmë ka shënuar 5 gola në vetëm 59 minuta të luajtura).

Ky start ka shërbyer për ta shtuar keqardhjen e të mëdhenjve europianë, të cilët, edhe pse e ndoqën për muaj, nuk arritën ta bëjnë të tyrin.

Sidoqoftë, sipas “Sport Bild”, Borussia nuk e blindoi siç duhet Haaland.

Në fakt, në kontratën e bomberit 19-vjeçar do të përfshihej një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, e cila, megjithatë, nuk do të jetë e vlefshme vetëm verën e ardhshme.

Prandaj, Haaland mund të ndryshojë klub në fund të sezonit tjetër për një shumë të tillë të përballueshme nga të interesuarit, duke pasur parasysh vlerën e lojtarit dhe çmimet që qarkullojnë sot në treg.

Alf-Inge Haaland, babai i Erling, dhe Mino Raiola, agjenti i tij, fillimisht ngulmuan për një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por Borussia ia doli të gjente një kompromis prej 75 milionë euro.

Në rast të një shitjeje në të ardhmen, për klubin verdhezi të Bundesligës do të ishte një goditje e rëndësishme nga pikëpamja ekonomike, pasi javët e fundit iu desh të paguante “vetëm” 20 milionë euro për ta marrë atë nga Salzburg.