23:12 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja pse “bisedat” e Vetëvendosjes janë të montuara (Foto)

Pas skandalit të Vetëvendosjes që u bë publik javën e kaluar për një bisedë në Viber, sonte në media rrodhi një informatë e ngjashme.

Për dallim nga e kaluara, biseda e sotme e publikuar doli të jetë e montuar, për cka reagoi edhe Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.

Kështu, nëse shikoni me vëmendje foton e publikuar të bisedës së realizuar kinse në mes të Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut, Faton Topallit e Dukagjin Goranit, vërehet montazha e bërë.

Koha në bisedën e montuar në Viber është vendosur gabimisht si formë, pra është 22:00 PM, ndërsa forma e rregullt duhet të jetë 10:00 PM.

Po ashtu, gjatë komunikimit në Viber, përdoruesëve ju shfaqen vetëm emrat në pjesën e sipërme e jo edhe mbiemrat.

Për këto biseda, ka reaguar Vetëvendosje edhe me një komunikatë ku ka thënë se asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston.

“Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme”, thuhet në reagimin e VV-së. /Indeksonline/