13:09 / E Premte, 06 Korrik 2018 / k.v

Si ndikojnë bisedat në mirëqenien tuaj?

Socializmi bisedimi me të tjerët mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet. Një studim i ri hedh dritë në atë se a janë më efektive bisedat e gjata apo bisedat e shkurtra në lehtësimin e stresit dhe përmirësimin e mirëqenies tuaj personale.

Disa vjet më parë, Prof. Matthias Mehl nga në Universiteti i Arizonës në Tucson dhe ekipi i tij zhvilluan një studim për të përcaktuar ndërlidhjen e bisedave me mirëqenien e njeriut.

Gjetjet e tyre duket se sugjerojnë jo vetëm që bisedat substanciale na bëjnë më të lumtur, por edhe bisedat “thashetheme” mund të dëmtojë mirëqenien tonë, transmeton Indeksonline.

Studiuesit raportuan se ata të cilët shpenzojnë më shumë kohë duke bërë “thashethëme” kanë mirëqenie më të dobët.

Gjetjet e reja të kërkuesve janë botuar në revistën “Psychological Science”./Indeksonlinne/