21:01 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ja pse Drogba i shtyri të ngriheshin në këmbë gjithë yjet e futbollit botëror

Didier Drogba është prezantuesi zyrtar i ceremonisë së këtij viti në “Ballon d’Or”.

Ish sulmuesi i Bregud të Fildisht, me plot sharm dhe humor i ka bërë të qeshin shpeshherë yjet e futbollit që janë mbledhur në Paris.

Në një momenti ai bëri fotografi ‘selfie’ me Kylian Mbappen, transmeton Indeksonline.

Drogba i kërkoi të gjithë mysafirëve të ngriheshin në këmbë sepse edhe ata u bënë pjesë e fotografisë.