13:22 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Ja pse është mirë të jetoni afër vullkanit, do habiteni!

Në maj të këtij viti, mijëra njerëz që jetonin afër vullkanit në Hawaii u detyruan të evakuohen, pasi llava përfshiu një pjesë të madhe të qytetit.

Por, këtu ka diçka të çuditshme. Përse njerëzit vazhdonin të jetonin në këtë vend, kur dihej që në vitin 1983 shpërtheu vullkani i njëjtë duke shkaktuar dëme të mëdha, përcjell Indeksonline.

Me siguri do të ishte mjaft e vështirë për të bindur dikë nga Nju Jorku apo Çikagoja për të jetuar në një qytet ku vullkani është aktiv.

Megjithatë, ka njerëz që e bëjnë një gjë të tillë pa u menduar dy herë. E arsyeja pse njerëzit pranojnë të jetojnë afër vullkaneve janë përfitimet bujqësore, ekonomike e sociale, pasi toka është më pjellore dhe e begatë.

Rezultati është se në tokën vullkanike domatet rriten më shpejt, fasulet piqen me përplot vitamina dhe lulet bëhen më të ndritshme. /Indeksonline/