13:41 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

10 komuna përfituese të projektit nga Kryqi i Kuq i Kosovës

Kryqi i Kuq i Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se 10 komuna do të jenë përfituese të projektit të përbashkët me ministrinë e Shëndetësisë dhe UNFPA-në.

“ Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në partneritet me UNFPA , do të organizojnë takime informuese për Projekin e perbashket : Pakon Minimale Fillestare të Shërbimeve (MISP) për Shëndet Seksual dhe Riprodhues (SHRS) në dhjete (10) komuna Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Kamenicë dhe Podujevë, takimet e para për njoftim të fillimit të Projektit ndërsa : Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Ferizaj dhe Gjilan do të mbahen takime informuese rreth vazhdimit të projektit”, thuhet në komunikatën e Kryqit të Kuq të Kosovës.

Në takim thuhet se do të marrin pjesë drejtorët e Drejtorive për Shëndetësi, drejtorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare, përfaqesues nga MSH, përfaqesuesë të Kryqit të Kuq të Kosovës nga degët përkatëse dhe Zyra Kryesore si dhe UNFPA, përfundon komunikata e Kryqit të Kuq të Kosovës./Indeksonline/