14:30 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja pse goli i Eriksenit kundër Manchesterit duhej të anulohej

Chrisitien Eriksen në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester United shënoi njërin nga golat më të shpejtë në histori të Premierligës, shkruan indeksonline.

Ai ndryshoi rezultatin pas 11 sekondash lojë pas katër pasimesh të shpejta.

Mirëpo sipas mediave angleze goli nuk është i rregullt pasi Harry Kane ishte në pjesën kundërshtare para se të fillonte ndeshja.

Sulmuesi më i mirë anglez luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e këtij aksioni. /IndeksOnline/