13:51 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja pse ky Ford Escort kushton 25 herë më shumë sesa vlera reale

Të paguash 90,880 euro për një Ford Escort është një shumë jashtëzakonisht e madhe. Për më tepër që bëhet fjalë për një miniaturë me një madhësi sa 1/25 e madhësisë reale të makinës.

Megjithatë, kjo është saktësisht se sa para një njeri nga Essex shpenzoi në ndërtimin e kësaj makine, një miniaturë Mk2 Escort e detajuar në maksimum, e punuar me metale ekzotike.

Argjendarit Russell Lord iu deshën 1,300 orë punë për të kompletuar modelin e bazuar në makinën e kampionatit Ford Escort, të drejtuar nga Ari Vatanen në vitet ’70.

Trupi është prej argjendi, ndërsa frenat, grila dhe disa pjesë të trupit janë prej ari.

Fenerët janë diamant, dritat e frenave janë gur rubini, ndërsa indikatorët janë safir.

Dritaret janë prej xhami të vërtetë, të cilat Russell i siguroi duke thyer vazo deri sa gjeti copa me kurbën e duhur.

Leva e marsheve është bërë nga platini dhe e mbështjellur me diamante.

Vetëm materialet kanë vlerë 90,880 euro, ose sa një Mercedes-AMG C63 S.

Modeli do të vendoset në anakand javën e ardhshme. Të ardhurat nga shitja do të ndahen midis një numri të organizatave bamirëse për fëmijë.