08:09 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Ja receta që t’i bëjë flokët të rriten “çmendurisht” shpejtë!

A kërkoni vazhdimisht për produkte që do të rrisin shpejtë flokët tuaj.  Unik ua prezanton sot një recetë natyrale që do të dyfishojë rritjen tuaj të flokëve në disa javë.

Kjo recetë, bazuar në komentet e atyre që e kanë provuar mund të bëjë mrekulli në flokët tuaj, duke i bërë flokët tuaj të rriten tepër shpejtë, duke shtuar volumin dhe duke larguar majat e ndara.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është xhenxhefil, i cili përdoret për vite të tëra për qëllime mjekësore. Xhenxhefili është një aleat i fuqishëm i shëndetit.

Ja çfarë do t’ju nevojitet:

1 copë mesatare e xhenxhefil;

1 lugë gjelle vaj ulliri;

1 lugë gjelle mjaltë;

5 ose 7 kapsula të vitaminës E; ( varet nga trashësia dhe gjatësia e flokëve tuaj)

Qëroni copën e xhenxhefilit dhe përzieni me përbërësit e tjerë të cekur më lartë. Tani futni të gjitha në blender dhe fitoni një masë homogjene. Masazhoni flokët me të dhe lëreni ashtu për 40 minuta.

Lani flokët me shamponin tuaj të zakonshëm. Këtë recetë rekomandohet ta përsëritni njëherë në javë derisa të hetoni ndryshimet pozitive.