08:51 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ja sa do të jenë çmimet e parkimeve në kryeqytet, nga muaji tetor?

Komuna e Prishtinës do të nisë të finalizojë projektin “Prishtina parking”.

Liridon Restelica nga “Prishtina parking”, ka thënë në Kanal10, se parkimi do të realizohet në tri zona dhe kjo: Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.


“Në vendparkime e mëdha si për shembull te stadiumi, ora e parkimit do të jetë 0.30 centë, ndërsa ai në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 euro, ku mund të qëndroni deri 2 orë, ose mund të paguani parkimin ditor 7.5 euro”, ka thënë Restelica

Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 euro për parkim, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 euro në muaj dhe për automjetin e tretë 45.