00:12 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja sa i kushtoi Ministrisë së Arsimit tenderi për furnizim, me inventar për çerdhet e Prishtinës

Ministria e Arsimit ka finalizuar kontratën më të re për këtë vit.

Këtë herë, ka kurorëzuar marrëveshje për furnizim me inventar për çerdhet e Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Në kontraten e publikuar mga prokurimi, bëhet e ditur se vlera e parashikuar e saj ka qenë hiç më pak se 200.000,00 euro.

Kontrata në fjalë është arritur për shumën prej  175.801,00 euro.

Tenderi në fjalë u është besuar Grupit të Operatorëve Ekonomik  art & design    SH.P.K.; N.N.P.  STANDARD PLUS  ;    FABRIKA MOBILEVE STANDARD    SH.P.K.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 175.801,00 euro/Indeksonline/