23:13 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Ja sa ishte diferenca e pikëve mes Messit dhe Lewandowskit

Lionel Messi e ka fituar Topin e Artë për herë të shtatë në karrierën e tij.

Messi kishte grumbulluar 613 pikë, 33 më shumë se Robert Lewandowski që ishte në vendin e dytë.

Polaku kishte 580 pikë nga votat e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve.

Jorginho përfundoi në vendin e tretë me 460 pikë, Benzema në vendin e katërt me 235, teksa top pesëshen e mbyll Kante me 186 pikë.